Policia italiane në Teramo ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin fshehur 8 pako marijuanë prapa televizorit në dhomën e gjumit.
Droga peshonte 8 kg. Të arrestuarit janë S.A. e M A. të dy 43 vjeç, si dhe një shtetas italian 32 vjeç. Policia i ndoqi shqiptarët teksa hynë në banesë, më pas ndërhyri për arrestimin e tyre. Gjatë kontrolleve iu gjetën edhe dy armë fallco.
Ndaj tyre u caktua masa e arrestit me burg. Një prej shqiptarëve ishte arrestuar edhe më parë për posedim të lëndëve narkotike.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...