“Seksi” duhet të kufizohet në martesën heteroseksuale dhe të krishterët, si në partneritete homoseksuale ose të drejta civile duhet të jenë abstenuese seksuale, thuhet sipas Kishës së Anglisë.
Peshkopët nga ky institucion ka lëshuar udhëzime të reja baritore që konfirmojnë qëndrimin e tyre për martesën dhe seksin jashtë martesës pasi partneritetet civile të seksit të përzier u prezantuan vitin e kaluar, shkruan independent.co.uk, transmeton arbresh.info.
Deklarata nga ‘Shtëpia e Ipeshkvive”, thotë se mësimi i kishës për martesën “mbetet i pandryshuar”, duke pretenduar se seksi jashtë martesës “nuk i përket qëllimit të Zotit për qeniet njerëzore”.
“Për të krishterët, martesa është bashkimi i përjetshëm midis një burri dhe një gruaje, e kontraktuar me bërjen e premtimeve – mbetet konteksti i duhur për aktivitetin seksual”, thuhet nga “Shtëpia e Ipeshkive”.
Sidoqoftë, kisha kërkon të “mbështesë atë standard”, në qasjen e saj ndaj partneriteteve civile dhe “të afirmojë vlerën e miqësive të përkushtuara, abstenuese seksualisht”. Megjithatë, anëtarët e klerit udhëzohen gjithashtu që të mos japin bekim për çiftet që regjistrojnë një partneritet civil, por vetëm ata të martuar, transmeton arbresh.info.
Akti i Partneritetit Civil u miratua në 2004, me ceremonitë e para që u patën zhvilluar në Dhjetor të vitit 2005.
Akti ishte krijuar për t’u dhënë çifteve të të njëjtit seks, të drejta dhe përgjegjësi identike, për ato të çifteve të martuara, heteroseksuale, përfshirë pronat, trashëgiminë dhe të drejtat tatimore, thuhet në Aktin e Partneritetit Civil.
Po ashtu, në vitin 2013, u legalizua martesa e të njëjtit seks dhe në mars të 2019 u miratua një projekt-ligj që legalizonte partneritetet civile të seksit të përzier, me regjistrimin e parë muajin e kaluar./independent.co.uk/arbresh.info

Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë