Satelitët spiunë të SHBA-ve kanë raportuar se kanë kapur imazhe të anijeve kineze, të cilat në mënyrë të paligjshme kanë vazhduar shitjen e naftës në Korenë Veriore.
Imazhet satelitore të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit tregojnë anije nga të dyja anët duke kryer veprime ilegale, njoftoi të martën The Chosun Ilbo, duke cituar burimet e qeverisë së Koresë së Jugut, transmeton portali arbresh.info
OKB ka ndaluar importin e gazit natyror në Korenë Veriore.
Thesari i SHBA në nëntor gjithashtu sanksionoi administratën detare të Koresë së Veriut dhe ministrinë e transportit, përveç gjashtë kompanive të transportit dhe tregtisë së Koresë së Veriut dhe 20 anijeve të tyre, në një përpjekje për të bllokuar rrjetet e transportit të regjimit mashtrues.
Imazhet satelitore kanë arritur të identifikojnë anijet. Një prej tyre, “Rye Song Gang 1” është parë duke bashkëpunuar me një anije kineze.
Përderisa Rusia eksporton naftë në Korenë Veriore, Kina është burimi kryesor i naftës për regjimin mashtrues./arbresh.info/
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...