Pasi Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Kinës që të vërë në dispozicion të gjitha të dhënat në lidhje me shpërthimin e epidemisë së koronvirusit, ambasada kineze në Uashington tha se “SHBA-të nuk duhet të drejtojnë gishtin nga Kina dhe vendet tjera që mbështesin OBSH-në”.
“SHBA-të kanë dëmtuar bashkëpunimin shumëpalësh me OBSH-në gjatë viteve të fundit, prandaj ato nuk duhet të drejtojnë gishtin nga Kina dhe vendet tjera që mbështesin këtë institucion”, thuhet në deklaratën e ambasadës, transmeton portal arbresh.info
Një zëdhënës i ambasadës kineze, duke reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit amerikan të sigurisë kombëtare Jack Sullivan, i cili tha se Kina e mirëpriti vendimin e Uashingtonit për t’u ribashkuar me OBSH, por që ajo duhet t’i përmbahet “standardeve më të larta” në vend që të tregojë vendet e tjera./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...