Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi 20 raste të reja me COVID-19 më 4 tetor, nga 16 të raportuara një ditë më parë, tha të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara COVID-19, u rrit në 27 nga 26 një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Kinë kontinent tani qëndron në 85,470, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri