Kina thotë se do ta dorëzojë sondën nënujore amerikane që e kapi në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore, duke nxitur presidentin e zgjedhur Donald Trump të deklarojë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i thonë Kinës që ta mbajë sondën.
Zoti Trump vjen në pushtet pas një muaji, por ndërhyri në këtë incident detar kur forcat detare kineze detare e kapën sondën pa pilot që ishte duke mbledhur të dhëna të paklasifikuara shkencore të enjten. Autoritetet amerikane protestuan duke e quajtur konfiskimin e sondës të paligjshëm dhe kërkuan kthimin e menjëhershëm të mjetit, kërkesë që autoritetet kineze ranë dakord për ta plotësuar.
Edhe senatori republikan John McCain, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura, i tha të dielën rrjetit televiziv CNN se konfiskimi i sondës ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. /voa/Arbresh.info
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...