Kina ka dëbuar ish-shefin e Interpolit, Meng Hongwei nga zyra publike dhe gjithë Partia Komuniste që tani është në pushtet, meqë ai pritet të përballet me akuzat për korrupsion në vendlindjen e tij.
Komisioni qendror për Disiplinë i kësaj partie ka thënë më 27 mars se Meng ka abuzuar me pushtetin për të krijuar “një jetë luksoze për familjen e tij”.
Meng ishte zgjedhur president i Interpolit më 2016, mirëpo mandati i tij katërvjeçar ka mbetur në gjysmë, pas raportimeve se ai është zhdukur teksa ka qenë në një vizitë në Kinë në shtator të vitit të kaluar.
Në atë kohë, Meng ka qenë edhe një nga zëvendësministrat e Kinës për Siguri Publike.
Në muajin tetor, autoritetet kineze kanë thënë se Meng është duke u hetuar për dyshimet për ryshfet.
Ai është vetëm një nga shumë pjesëtarë të Partisë Komuniste, që janë ndaluar gjatë udhëheqësisë së presidentit kinez, Xi Jinping.
Sipas kritikëve, këto veprime tregojnë se zyrtarët në pushtet janë duke synuar të shtypin rivalët e tyre kinezë.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes