Kina përfundoi stërvitjen ushtarake dy ditore rreth Tajvanit.
Kina, e cila pretendon se Tajvani qeveriset në mënyrë demokratike si territori i saj, nisi stërvitjet ” Shpata e Përbashkët – 2024A” tre ditë pasi Lai Ching-te u betua si president i Tajvanit, për të cilin Pekini thotë se është “separatist”.
Pekini tha se stërvitjet ishin “dënim” për fjalimin e Lait në inaugurimin e së hënës, ku u shpreh se të dy anët e ngushticës së Tajvanit nuk ishin në varësi të njëra-tjetrës dhe që Kina e ka parë si një deklaratë që të dy janë vende të veçanta.
Lai ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, por është refuzuar. Ai thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet. Qeveria e Tajvanit i ka dënuar stërvitjet dhe tha se nuk do të pengohen nga presioni kinez./abcnews.al
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...