Kina ka mohuar se është duke e furnizuar me naftë Korenë Veriore.
Megjithatë, një anije me flamurin e Hong Kong-ut është parë duke kryer veprimin ilegal dhe duke rënë në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare të vendosura në OKB, shkruan “Euronews”, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët thanë se anija ka bërë transferime të naftës për në Korenë Veriore përmes ujrave ndërkombëtare.
Mohimi i Kinës vjen pasi Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se Kina ishte “kapur” duke shitur naftë në Veri, duke thënë se kjo do të parandalonte “një zgjidhje miqësore” ndaj krizës bërthamore dhe raketore të Phenianit.
Megjithatë, Pekini ka këmbëngulur se nuk ka bërë asnjë gabim.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë qytetarët dhe kompanitë kineze të angazhohen në aktivitete që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit”, tha para gazetarëve zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying./arbresh.info/
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...