Kina ua ka ndaluar hyrjen në ujërat e Hong Kong-ut anijeve dhe aeroplanëve amerikanë si masë hakmarrëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara ua ka dhënë protestuesve anti-qeveritarë në qytetin e kontrolluar nga Kina.
Përpos këtij ndalimi, Kina ka vendosur sanksione ndaj disa grupeve amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto masa vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e miratoi një rezolutë të Kongresit për përkrahjen e protestuesve në Hong Kong.
Sipas kësaj rezolute, Shtetet e Bashkuara do ta kontrollojnë gjendjen e autonomisë në Hong Kong një herë në vit për të vendosur nëse ky territor e arsyeton statusin special për tregti me Uashingtonin.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se mund të marrë edhe masa të tjera shtesë, përpos atyre që u publikuan sot. “Kina do të marrë masa shtesë për t’i ruajtur stabilitetin dhe mirëqenien e Hong Kong-ut dhe sovranitetin e Kinës, nëse kjo është e nevojshme”, tha zëdhënësja e kësaj ministrie, Hua Chunying.
“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmirësojnë gabimet dhe ta ndërpresin ndërhyrjen në çështjet tona të brendshme”, shtoi ajo.
Ndërkohë në mesin e organizatave që do të preken nga sanksionet kineze janë “Human Rights Ëatch” dhe “Freedom House”, shkruan “BBC”.
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...