Kina i regjistron vetëm tri raste të reja të virusit për 24 orë, asnjë viktimë

08:38 | 27 Prill 2020
A Z

Kina i ka konfirmuar vetëm tri raste të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, tetë më pak se një ditë më parë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se dy raste ishin të të ardhurve nga shtetet e tjera, tri më pak se në ditën paraprake.

Ndërkohë ishte vetëm një rast i infektimit lokal dhe ai u regjistrua në provincën verilindore, Heilongjiang, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet kineze i raportuan gjithashtu edhe 25 raste të reja të të infektuarve pa simptoma, në krahasim me 30 një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Kinë shkoi në 82,830 persona, ndërsa numri i viktimave në 4,633.

Shpërndaje në rrjete sociale