Kina njoftoi të shtunën se do të kufizojë eksportet e produkteve të naftës në Korenë e Veriut për të përmbushur sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me programet për zhvillimin bërthamor dhe të raketave të Phenianit.
Ministria kineze e Tregtisë tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se eksportet e naftës së rafinuar në Phenian do të kufizohem në dy milionë fuçi në vit, duke filluar nga 1 tetori, ndërsa shitjet e gazit të lëngshëm natyror do të ndalohen menjëherë. Në deklaratë thuhet se eksportet e naftës për përdorim në programin e raketave balistike të Koresë së Veriut, apo aktivitete të tjera, janë të ndaluara nga sanksionet e OKB-së.
Pekini do të ndalojë menjëherë importet e tekstileve nga Koreja e Veriut. Tekstilet kanë qenë burimi i fundit kryesor i të ardhurave të jashtme të Phenianit pas raundeve të përsëritura të sanksioneve të OKB-së, sipas të cilave Kina ndërpreu blerjet e qymyrit, hekurit, prodhime deti dhe mallra të tjera.
Kina përbën rreth 90 për qind të tregtisë së Koresë së Veriut. Një bashkëpunim i tillë është kritik për Phenianin dhe sanksionet më të fundit rritin shumë presionin mbi vendin komunist për të braktisur zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi. Udhëheqësit kinezë e kanë mbrojtur për një kohë të gjatë Korenë e Veriut, por kanë shprehur zhgënjim në rritje me qeverinë e Kim Jong Unit.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...