Kina ka mbrojtur aleatin e saj, Pakistanin, pas kritikave të bërë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se ‘SHBA-të nuk mund të heshtin karshi strehës së sigurtë që ka krijuar Pakistani për militantët terroriste’.
Trump këto komente i bëri gjatë një fjalimi mbi angazhimin e SHBA-ve në Afganistan, ku edhe ka sinjalizuar se do të dërgonte më shumë trupa në luftën më të gjatë të Amerikës dhe ka premtuar ‘një luftë të fituar’, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ai nuk ka kursyer kritikat për Pakistanin dhe ka kërkuar nga qeveria afgane, Pakistani, India dhe aleatët e NATO-s që të rrisin angazhimin e tyre zgjidhjen e konfliktit 16-vjeçar.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se Pakistani ishte në krye të luftës kundër terrorizmit dhe ka bërë “sakrifica të mëdha” dhe “kontribute të rëndësishme” në luftë.
“Ne besojmë se bashkësia ndërkombetare duhet të njohë plotësisht luftën anti-terrorizëm që bën Pakistani”, tha ajo.
Kina dhe Pakistani e konsiderojnë njëra-tjetrën si ‘aleatë të ngushta’ dhe kanë lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...