Kina tha se do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe e siguroi atë se do të vazhdojë të blejë gati një të tretën e eksporteve iraniane të naftës.
Komentet vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015.
Me këtë marrëveshje – nënshkruese të së cilës kanë qenë Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – Republika Islamike është dakorduar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
“Shprehim keqardhje për vendimin e SHBA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang.
Ai tha se Kina dëshiron të “sigurojë integritetin dhe shenjtërinë” e një pakti që Pekini beson se ka qenë i rëndësishëm për frenimin e përhapjes bërthamore dhe nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Geng tha se Kina, e cila prej vitesh ka qenë partner i afërt ekonomik me Iranin, do të “vazhdojë bashkëpunimin normal dhe transparent, duke mos shkelur detyrimet ndërkombëtare”./rel
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...