Në Kinë ekzistojnë ndalesa për qasje në mediat e huaja sociale si Facebook dhe Twitter
Përderisa Kina vazhdon ndalesën për qytetarët e saj në mediat sociale ajo ka lejuar për diplomatët dhe punonjësit e qeverisë përdorimin e platformave të tilla si Twitter dhe Facebook, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang deklaroi se me hapin në fjalë mund të formohet komunikim më i mirë me qytetarët jashtë vendit dhe se politikat e Kinës mund të promovohen më mirë.
Ai tha se me lejimin e përdorimit të platformave të medias sociale si Twitter dhe Facebook nga diplomatët dhe punonjësit e qeverisë, Kina thekson dëshirën e saj që të forcojë komunikimin në arenën ndërkombëtare me platformat e medias sociale dhe se internetin në vend e menaxhojnë me ligje dhe rregullore.
Në Kinë ekzistojnë ndalesa për qasje në mediat e huaja sociale si Facebook dhe Twitter. Ndërsa platformat sociale si Wechat dhe Weibo që janë shfaqur si alternativë e këtyre platformave i njohin mundësi qeverisë që të përdorë teknologjinë si një mjet kontrolli social.
Përdorimi në mënyrë aktive i faqeve për postimet sociale në Hong Kong shkaktoi rrijen e shqetësimeve të Kinës ndaj këtyre plaftormave.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...