Pekini sot u zotua të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë në nivelin ekonomik dhe diplomatik, përkundër sanksioneve nga ana e Perëndimit për Moskën për shkak të konfliktit në Ukrainë, duke shtuar se marrëdhëniet e tyre janë të bazuara në “nevojën e përbashkët”.
“Bashkëpunimi praktik midis Kinës dhe Rusisë në bazë të nevojave të përbashkëta, ka për qëllim rezultatet që do t’u përshtaten interesave të përbashkëta, nxitje të madhe të brendshme dhe hapësirë për zgjerim”, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi, raporton AFP.
Wang tha se duhet vazhduar me koordinimin strategjik dhe bashkëpunimin në mënyrë që të ruajmë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Komentet e tij sinjalizuan se Putin, i cili u sulmua ashpër nga perëndimi për shkak të aneksimit të Krimesë dhe konfliktit të tanishëm në Ukrainën lindore, mund të llogarisë në mbështetjen e mëtejshme kineze ekonomike dhe diplomatike, sipas agjencisë franceze.
Kina dhe Rusia janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe deri tani kanë përdorur disa herë së bashku të drejtën e vetos për të bllokuar qëllimet e Perëndimit.
Përveç kësaj, lidhjet ekonomike mes dy vendeve janë shumë të forta, sepse Kinës i duhet energjia ruse, ndërsa Moska është në kërkim të tregjeve të qëndrueshme në botë për shkak sanksioneve./arbresh.info/
Frimpong deklarohet për herë të parë si lojtar i Liverpoolit...
Trumpi paralajmëron Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim për pasuritë e sekuestruar...
Gjesti publikon këngën e re “Veshu Ndrequ”
Arrestohet Nexhat Behluli, bënte thirrje për eliminimin e ga...
Operacioni “Puzzle”, pamje se si u godit grupi i trafikut të...