Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë ditën e djeshme në një ndeshje futbolli, i shoqëruar nga vajza e tij, Kim Ju-e. Ishte hera e parë që vajza e Kim u shfaq në një ngjarje civile.
Dihet shumë pak për vajzën e Kim Jong Un. Ajo nuk është emëruar nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, e cila i referohet asaj vetëm si një “fëmijë i dashur” ose “fëmijë i respektuar” i liderit të vendit.

Emri i saj është bërë i ditur nga ish-basketbollisti amerikan Dennis Rodman, i cili më parë ka vizituar Korenë e Veriut si mysafir i Kim Jong Un. Kim Joo-e vlerësohet të jetë 10 ose 11 vjeç sot./abcnews.al/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës