Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka dërguar një letër Presidentit rus, Vladimir Putin, duke shprehur bindjen se aleanca mes dy vendeve “do të përparojë vazhdimisht në të ardhmen”, në një kohë kur Pheniani dhe Moska po thellojnë bashkëpunimin ushtarak në kuadër të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Letra është dërguar me rastin e 73-vjetorit të lindjes së presidentit rus, më 7 tetor. Në të, Kim thekson se “nuk ka dyshim” që “marrëdhëniet e aleancës midis dy vendeve, të cilat kanë parë kulmin e tyre, do të vazhdojnë në të ardhmen, falë marrëdhënieve të ngrohta miqësore dhe lidhjeve të ngushta shoqërore midis nesh”, sipas raportimit të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.
Kim shton më tej se marrëdhëniet midis udhëheqësve “do të japin një kontribut të madh në promovimin e fuqishëm të zhvillimit gjithëpërfshirës të lidhjeve dypalëshe dhe në krijimin e një rendi botëror të drejtë dhe shumëpolar”.
KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e...
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde