Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka arritur në Vietnam, në prag të samitit me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Derisa Samiti i dytë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut vjen pas një raundi të parë historik të bisedimeve, vitin e kaluar në Singapor.
Ndërsa, rojet ceremoniale dhe turmat me njerëz që valëvisnin flamuj kishin vendosur një tapet të kuq të përgatitur për Jong-un kur ai arriti në stacionin kufitar Dong Dang, në mëngjes.
Lideri i Koresë Veriore mori një makinë në kryeqytetin Hanoi ku pjesëtarë të shumtë të sigurisë dhe turmat e njerëzve që mbanin në duar flamuj po e prisnin.
Në Dong Dang, pjesëtarët e sigurisë, zyrtarët dhe kameramanët e rrethuan Kim Jong-un dhe shoqëruesit e tij derisa ata po zbrisnin nga treni dhe po drejtoheshin drejt veturës që po i priste.
Vlen të theksohet se truprojet e tij me kostume të zeza po e prisnin atë në stacion dhe pasi makina e tij u nis, ata ashtu si bëjnë zakonisht, vrapuan pas saj.
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...
E njohur për rolin e nënës së Kevinit në ‘Home Alone’-Cather...
29-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe E...
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...