Ministri i Shëndetësisë i Kilit, Enrique Paris, ka dhënë një shënim të zymtë në konferencat e tij të përditshme për shtyp rreth Covid-19 ditët e fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i rasteve ditore arriti një rekord të ri të lartë më 9 prill, duke kaluar mbi 9,000 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë dhe dukshëm më i lartë se kulmi i mëparshëm, pak më pak se 7,000 raste në mes të qershorit.
“Është shqetësuese”, tha ai të premten e kaluar. “Ne po kalojmë një moment kritik të pandemisë… Unë ju nxis të kujdeseni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për familjet tuaja”.
Siç shkruan BBC, njësitë e kujdesit intensiv janë mbingarkuar përsëri, vendi ka mbyllur për herë të dytë kufijtë e tij për të gjithë ata që nuk janë banorë dhe shumica e 18 milionë banorëve të tij janë përsëri në bllokim.
“Ekziston ndjenja sikur po kthehemi mbrapsht”, thotë banori i Santiagos, Sofía Pinto. “Ne duhet të shkarkojmë leje speciale në internet që të lejohemi të dalim vetëm dy herë në javë për gjëra thelbësore si blerja e ushqimit ose vizitat e mjekut”.
Dhe zhgënjimi dhe konfuzioni që shumë kilianë po ndiejnë për bllokimin e ri të veprimtarive është pjesërisht për faktin se vetëm dy muaj më parë, presidenti Sebastián Piñera po mburrej për Kilin duke thënë se kishte një nga vaksinimet më të shpejta në botë. /Telegrafi/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...