Kharkiv kthehet nën kontrollin e Ukrainës

13:24 | 27 Shkurt 2022
A Z

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal.

Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov tha: “Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni”.

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”.

Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë, raporton BBC, transmeton arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale