Udhëheqësi suprem i Iranit u bëri thirrje kombeve myslimane të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Teherani kurrë nuk do të dorëzohet para “ngacmimeve”, raportoi televizioni shtetëror.
“Kombi iranian i ka rezistuar me sukses përpjekjeve të ngacmimit nga Amerika dhe fuqitë e tjera arrogante dhe ne do të vazhdojmë t’i rezistojmë … Të gjitha kombet myslimane duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër Amerikës dhe armiqve të tjerë”, tha Ajatollah Ali Khamenei, transmeton portali arbresh.info.
Autoriteti i lartë i Iranit kritikoi Trump që tha se disa vende në Lindjen e Mesme “nuk do të zgjasin një javë” pa mbrojtjen e SHBA-ve.
“Vërejtje të tilla janë poshtërim për myslimanët … Fatkeqësisht, ka luftë në rajonin tonë midis vendeve myslimane. Qeveritë e prapambetura të disa vendeve myslimane po luftojnë me vendet e tjera”, tha Khamenei.
Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë prej kohësh të mbyllura në një luftë rajonale, duke konkurruar për epërsinë rajonale nga Iraku në Siri dhe Liban deri në Jemen./Arbresh.info/
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...