Banorët e Egjiptit dolën në rrugë në të gjithë vendin pas faljes së namazit të Xhumasë, duke kërkuar largimin e presidentit Adel-Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Disa aktivistë egjiptianë të rrjeteve sociale ndanë pamjet e demonstratave në Kajro, Al-Jiza dhe Luxor duke iu përgjigjur thirrjeve të biznesmenit egjiptian të vetë-mërguar Mohamed Ali për të protestuar kundër sundimit të al-Sisit.
Kjo ishte dita e gjashtë e protestave kundër regjimit për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës në Egjipt.
Mohammad Ali u bëri thirrje egjiptianëve në faqen e tij në Facebook që sot të organizojnë demonstrata në rrugë kundër regjimit të al-Sisit dhe të “thyejnë barrierën e frikës” përballë shtypjes brutale të protestave nga regjimi.
Forcat egjiptiane të sigurisë ndërmorën fushata të rastësishme të arrestimit në rrugë, të cilat përfshinin kërkimin e telefonave të këmbësorëve për fotot e protestave.
Al-Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013, pasi ai rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi.
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...