Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar janë duke i bërë thirrje qeverisë për t’i hequr shtetësinë britanike gruas së presidentit sirian Bashar al-Assad.
Deputeti Tom Brake ka akuzuar Assadin për shfrytëzimin e saj ndërkombëtar për të mbrojtur ‘regjimin barbar’, transmeton portali arbresh.info.
“Boris Johsnon i ka bërë thirrje vendeve tjera për të bërë më shumë për Sirinë, por qeveria britanike mund të ndalojë Asma al-Assad të përdorë pozicionin tuaj dhe të mbrojë aktet barbare. Ne kërkojmë që asaj t’i hiqet shtetësia britaneze”, ka thënë ai.
Brake i ka bërë këto komente pas një shkrimi të Sekretarit të Jashtëm, Boris Johnson, i cili e quan Assadin ‘helmues’./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...