Aktivisti më i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, ka bërë thirrje për dorëheqjen e lideres Carrie Lam, pasi u lirua nga burgu.
Wong u bë fytyra e protestave pro-demokratike në 2014, të cilat bënë thirrje që qyteti të përzgjedhte udhëheqësit e vet.
Njerëzit në Hong Kong përsëri janë në rrugë, këtë herë kundër një projektligji kontradiktor për ekstradimin që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.
Organizatorët thonë se më shumë se dy milionë njerëz u mblodhën në protesta për ta kundërshtuar atë.
Kjo përkundër se projektligji u pezullua nga Lam të shtunën.
Organizatorët thonë se protesta do të vazhdojë derisa ligji të hiqet krejtësisht.
Kritikët kanë thënë se ky legjislacion do t’i ekspozonte qytetarët e Hong Kong-ut ndaj sistemit të brishtë të drejtësisë në Kinë dhe do të çonte në erozionin e mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...