Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.
Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay etj.
Ndërkohë komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”.
Qëkur u bë ministër i Brendshëm, Salvini është përballuar me mjaft probleme, por ai i ka kaluar të gjitha pa u shqetësuar shumë.

Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi