Japonia do të zhvillojë dhe prodhojë në masë, raketë lundrimi dhe raketë balistike me shpejtësi të lartë për të goditur objektiva më të largëta, si pjesë e një zgjerimi ushtarak kundër kërcënimeve të mundshme nga Kina dhe Rusia.
“Kina vazhdon të kërcënojë se do të përdorë forcën për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në dhe po thellon aleancën e saj me Rusinë”, tha ministria në kërkesën e saj buxhetore.
Alarmi për ambiciet rajonale të Kinës u rrit këtë muaj, pasi ajo lëshoi pesë raketa balistike në ujërat më pak se 160 km (100 milje) nga Japonia, shkruan Reuters.
Kjo është parë si shfaqje e forcës ushtarake nga Pekini, pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin.
Ministria përmendi gjithashtu edhe Korenë e Veriut si një kërcënim për Japoninë./dita/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026