Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia është duke kontrolluar ambientet e shkollës.
Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënime për vënie të bombave dolën të jenë të rreme.
Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.
Aktualisht policia e Bremenit me ndihmën e qenve të stërvitur po kontrollon të gjitha ambientet e shkollës Lisa Meitner. Hyrja në objektin e kësaj shkolle ishte rreptësisht e ndaluar.
Sipas agjencive të ndryshme policore, të gjitha kërcënimet janë dërguar me e-mail. Ndaj, për të koordinuar kërkimet për dërguesin, zyrat e policisë kriminale kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi, tha një përfaqësues i policisë së Hanoverit./abcnews.al
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...