“Forcat paqeruajtëse” nga një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia do të dërgohen në Kazakistan për të ndihmuar presidentin e vendit të rimarrë kontrollin, pasi përleshjet e dhunshme vazhduan pasi rritja e çmimit të karburantit shkaktoi protesta të gjera.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), aleancë mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit, do të dëgojë forca për të “stabilizuar” vendin e Azisë Qendrore, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Njoftimi erdhi pasi presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i bëri thirrje bllokut për ndihmë, duke denoncuar veprimet e “terroristëve” dhe duke pretenduar se vendi ka rënë viktimë e “sulmeve” nga bandat e trajnuara nga të huajt.
Ngjarjet në Kazakistan kanë ardhur në një kohë kur të gjithë “sytë e veshët” ishin te ndërhyrja e mundshme e Rusisë në Ukrainë.
Deputeti rus Leonid Kalashnikov tha për Interfax se trupat do të qëndrojnë “për aq kohë sa presidenti i Kazakistanit e konsideron të nevojshme”. Ai tha se ata do të angazhohen kryesisht në mbrojtjen e “infrastrukturës” në vend./Guardian/ arbresh.info/
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri