Rusia i ka sulmuar një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi private në Ukrainë të martën, duke i vrarë katër njerëz dhe plagosur pesë të tjerë si pasojë, thanë zyrtarët ukrainas.
Një ndërtesë pesëkatëshe u godit në mëngjesin e së martës në qytetin jugor, Nikopol, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak.
“Një burrë 63-vjeçar u vra. Dy gra, të moshës 65 dhe 63 vjeçe, u plagosën. Mund të ketë njerëz nën rrënoja”, tha ai në Telegram.
Në një sulm tjetër pasditen e së martës, Rusia i shkatërroi pesë shtëpi private në një vendbanim në veri të vendit, në kufi me Rusinë, thanë zyrtarët në rajonin Sumy.
Dy trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat, ndërsa një vajzë 7-vjeçare vdiq në spital pasi u sulmua vetura në të cilën po udhëtonte ajo, thanë zyrtarët e Sumy.
Tre njerëz u plagosën në këtë rajon.
Rusia nuk ka komentuar rreth këtyre sulmeve, por zakonisht e mohon se i sulmon civilët, megjithëse ka prova të shumta për civilët e vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë./rel
IOM: Mijëra të vdekur e të zhdukur në rrugët globale të migr...
9 viktima në fillim të vitit, Policia me apel për kujdes në ...
Shefi i NATO: Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, t...
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...