Katër njerëz janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të mërkurën, njoftuan autoritetet.
Sulmi me armë zjarri ndodhi vetëm disa javë pasi filloi viti i ri shkollor në SHBA dhe tregon për kërcënimin që përbën dhuna me armë zjarri në shkolla dhe kolegje në vend.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, tha zyra e sherifit
Sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Apalachee” në Uinder të Xhorxhias. Byroja për Hetime e Xhorxhias tha se katër njerëz u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën.
“Ajo çfarë po shohim mbrapa nesh sot është ligësi”, tha sherifi Jud Smith në një konferencë për media në oborrin e shkollës.
Shtëpia e Bardhë tha në një komunikatë se presidenti Joe Biden është njoftuar për incidentin dhe se “administrata e tij do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë”.
“Jilli dhe unë po vajtojmë për vdekjen e atyre, jeta e të cilëve përfundoi para kohe për shkak të dhunës së pakuptimtë nga armët e zjarrit”, tha Biden në një komunikatë.
Në SHBA kanë ndodhur qindra sulme me të shtëna me armë zjarri në shkolla dhe kolegje në dy dekadat e fundit. Incidenti më vdekjeprurës ndodhi më 2007 kur u vranë mbi 30 njerëz në Virxhinia./rel
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...