Një zyrtar shtetëror dhe tre njerëz të tjerë kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në veri të Meksikës.
Rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në një pjesë të largët në veri të vendit, i cili ndodhet mes Muzquiz dhe Boquillas, ka thënë zëdhënësi i shtetit Coahulia.
Rogelio Diaz nga agjencia shtetërore për zhvillim ekonomik, ka konfirmuar se në këtë aksident ka humbur jetën zëvendëssekretari i kësaj agjencie, Francisco Garcia Castells Alanis.
Diaz tha se bashkëpunëtori i tij kishte shkuar për pushime së bashku me kunatin e tij. Ai ka thënë se nuk di identitetit e viktimave të tjera.
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë