Sipas BBC, incidenti – i shkaktuar nga një erë – ndodhi të enjten në një ditë argëtimi të shkollës fillore në Devonport, Tasmania.
Policia tha se fëmijët kishin rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Dy djem dhe dy vajza humbën jetën.
Autoritetet nuk e dhanë moshën e tyre, por thane se të gjithë ishin në klasat e pesta ose të gjashta.
“Një erë e forte thuhet se kishte bërë që kështjella kërcyese the topat e fryrë të ngriheshin në ajër”, tha Komisioneri i Policisë Tasmanian, Darren Hine.
Kryeministri australian, Scott Morrison, e përshkroi aksidentin si “të rëndë”./telegrafi/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë