Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të mbrohet, pasi djali i tij u filmua në gjendje të dehur duke dalë jashtë një klubi të natës, ku është diskutuar për një marrëveshje të gazit natyror nga qeveria e tij.
Regjistrimi audio i Yair Netanyahu, i cili ka qenë subjekt i polemikave në të kaluarën, çoi në kritika të mëtejshme të trajtimit të babait të tij, doli në kohën kur ai po përballet me dy hetime të paligjshme, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë bisedës gjithashtu janë përdorur edhe fjalët si striptizere dhe prostituta.
Familja Netanyahu ka denoncuar transmetimin e regjistrimit nga kanali televiziv izraelit, Channel 2, ndërsa protagonist, Yair Netanyahu tha se regjistrimi është i vitit 2015 dhe është një shaka.
Duke folur para takimit me ambasadorët nga vendet e NATO-s, Netanyahu theksoi se djali i tij kishte kërkuar falje për “budallakëni” dhe se ai nuk ishte në dijeni të marrëveshjes së gazit, të cilës i referohet në bisedë.
Yair Netanyahu, tani 26 vjeç, mund të dëgjohet në regjistrimin duke folur me djalin e Kobi Maimon, një palë e interesuar në një kompani që zotëron një pjesë në fushën e gazit.
Ai pas publikimit të videos ka kërkuar falje, duke thënë se e tërë biseda ishte zhvilluar me shaka, nën ndikimin e alkoolit./arbresh.info/
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...