Në internet janë duke qarkulluar fotografitë e gruas së dyshuar për vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-un.
Policia është duke kryer ekspertizën e pamjeve nga aeroporti ndërkombëtar i Kuala Lumpur për të përcaktuar se çfarë ndodhi gjatë sulmit ndaj Kim jong-nam, transmeton portali arbresh.info.
Fotot e publikuara nga Malay Mail pretendojnë të tregojnë të dyshuarën kryesore, një grua me maicë më mbishkrimin LOL duke pritur për taksi para hyrjes së aeroportit.
Thuhet se Jong-nam është vrarë nga dy gra koreane-veriore të cilat e kanë sulmuar nga prapa me sprej helmues.
46-vjeçari, i cili e kishte quajtur regjimin e të vëllait një ‘shaka’, u helmua gjersa po priste fluturimin dhe vdiq rrugës për spital./Arbresh.info

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...