45 oficerë të policisë u plagosën në Berlin gjatë një proteste nga dhjetëra mijëra protestues që kërkuan heqjen e masave kufizuese për të luftuar COVID-19, tha policia, ndërsa protestat e reja të vogla ende po zhvillohen në kryeqytet.
Nga ana tjetër, 133 persona u arrestuan gjatë protestës të së shtunës.
Rreth 20,000 njerëz, sipas vlerësimeve të policisë, morën pjesë në protesta shumëngjyrëshe në Berlin: mendimtarë të lirë, aktivistë kundër vaksinave, teoricienë të konspiracionit dhe mbështetës të së djathtës ekstreme.
Protestuesit, shumica e të cilëve nuk mbanin maska dhe nuk respektonin një distancë prej 1.50 metra nga të tjerët, marshuan në një procesion drejt Portës së Brandenburgut. Policia filloi t’i shpërndajë që në orët e pasdites, por rreth njëqind mbetën deri vonë në mbrëmje.
Policia ka ngritur një ankesë kundër organizatorëve të ngjarjes për mospërmbushje të rregullave të higjienës, shkruajnë mediat gjermane.
Sot, disa qindra protestues u mblodhën përsëri në Portën e Brandenburgut, sipas një gazetari të AFP. Shumica e veshur me maska dhe duke respektuar distancën./dw/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...