Një nga kandidatët për kryeministër në Britaninë e Madhe Michael Gove deklaroi se 20 vjet më parë kishte përdorur kokainë, dhe shpresonte që kjo gjë të mos pengonte garën e tij politike. Ndërsa kandidati tjetër Dominic Raab, pranoi për BBC se kishte përdorur marijuanë në rini.
“Kam përdorur drogë në disa raste, në festa, 20 vjet më parë. Në atë kohë isha një gazetar i ri, ishte një gabim. Shoh prapa dhe do doja të mos e kisha bërë”. Michael Gove, një nga kandidatët më të favorizuar si pasardhës i Theresa Mej në Partinë Konservatore, pranoi për britaniken Daily Mail se kishte përdorur kokainë dikur.
Duke menduar për garën politike aktuale ai u shpreh se nuk besonte që gabimet e së kaluarës do e skualifikonin. Rrëfimi i tij vjen pak para publikimit të librit: Michael Gove: Një burrë në nxitim e sipër – që gazetari Ouen Ben i ka dedikuar figurës së politikanit 51-vjeçar. Gove, sipas librit, ka pranuar përdorimin e drogës në vitin 2016, nën presionin e stafit të tij gjatë garës për lidershipin e konservatorëve. Pyetjes specifike, sipas një burimi anonim, ai i është përgjigjur: Po, kokainë.
Sipas sondazheve Gove renditet i treti në garën për postin e Theresa May, para tij qëndrojnë Boris Johnson dhe Jeremy Hant. Sipas Dominic Raab, një tjetër kandidat për kryesimin e konservatorëve, ky rrëfim nuk duhet të sjellë përjashtimin e tij nga gara. Përkundrazi sinqeriteti i tij duhet vlerësuar. Raab nga ana e tij pranoi për BBC se kishte përdorur marijuanë në rini, por rrallë. Gjithsesi ai theksoi se nuk kishte përdorur asnjëherë droga të rënda./abcnewsal/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...