Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka përshkruar inaugurimin e Papa Leoni XIV në Sheshin e Shën Pjetrit si një “moment frymëzues”.
Një katolik praktikues, politikani konservator mori pjesë sot në Meshën inauguruese të Papa Leoni XIV, së bashku me dhjetëra mijëra besimtarë dhe përfaqësues të lartë nga rreth 150 vende.
Merz shprehu mirëkuptim për kritikën e Papa Leoni XIV ndaj kapitalizmit gjatë predikimit të tij, duke vënë në dukje se mesazhe të tilla ishin pjesë e “përgjegjësive thelbësore” të Papës.
Pas ceremonisë, Merz u takua me Papa Leone në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku shkëmbyen disa fjalë.
Në predikimin e tij, Papa i ri kërkoi solidaritet më të madh me më të varfrit e botës, duke paralajmëruar për rrezikun e margjinalizimit të tyre të mëtejshëm.
“Merz u takua sot në mëngjes, gjithashtu me kryeministrin kanadez, Mark Carney në Romë, përpara inaugurimit”, sipas një deklarate qeveritare.
“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me çështjet kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin energjetik”, thuhet në deklaratë.
Papa Leone, 69-vjeçari, Robert Francis Prevost i Çikagos, u bë udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romake, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françesko, më 21 prill./abcnews.al
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë