Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se për të zgjidhur çështjen e tarifave, tregtia transatlantike nuk duhet të ngarkohet me taksa.
Ai theksoi se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump kanë bashkuar Evropën, shkruan Reuters.
“Le të vendosim tarifa prej 0 për qind për tregtinë transatlantike dhe kështu problemi do të zgjidhet”, tha lideri i ardhshëm gjerman.
Merz shtoi gjithashtu se tarifat e Trumpit kanë treguar që një qasje e përbashkët tregtare ka pasur një ndikim pozitiv.
“Evropianët janë të vendosur për t’u mbrojtur, dhe ky rast tregon se uniteti është një ndihmesë e fuqishme për shumicën”, shtoi ai gjatë një interviste televizive pas arritjes së koalicionit qeveritar me social demokratët./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...