Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, njoftoi shtrëngimin e kufizimeve të udhëtimit për shkak të shfaqjes së një lloji të ri, më ngjitës të koronavirusit.
Masat e njoftuara përfshijnë qëndrim të detyrueshëm në hotelet që janë përcaktuar për karantinë, të cilat do të paguhen nga vetë udhëtarët, si dhe pezullimin e trafikut ajror me Meksikën dhe të gjitha vendet e Karaibeve deri në 20 prill, transmeton portali arbresh.info
Përveç testit të detyrueshëm për të gjithë pasagjerët që largohen nga territori i Kanadasë, qeveria do të prezantojë testimin e detyrueshëm PCR për të gjithë pasagjerët që arrijnë në Kanada, raporton Reuters.
“Pasagjerët që vijnë në Kanada, pas testimit të detyrueshëm, do të duhet të presin me shpenzimet e tyre në hotelin karantinë, i cili duhet të kushtojë rreth 2 dollarë”, tha Truedau./arbresh.info/
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran