Kanada ka dërguar rreth 100 trupa ushtarake në kufi me SHBA-të, pasi vendi është duke u përballur me një numër të madh njerëzish që po kalojnë kufirin ilegalisht.
Ushtria kanadeze përmes një deklaratë ka thënë se ushtarët do të ndihmojnë Policinë Mbretërore Kanadeze dhe Agjencinë e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë në vend, transmeton portali arbresh.info
Ata gjithashtu janë duke ndihmuar në për ngritjen e tendave që mund të mbajnë rreth 500 njerëz dhe do të instalojnë për ndriçim dhe ngrohje.
Ushtria ka deklaruar se ushtarët nuk do të luajnë ndonjë rol në sigurinë dhe nuk do të ndihmojnë në zbatimin e ligjit.
Kanada është duke pritur një numër të madh azilkërkuesish që janë duke u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve për deportim nga administrate e Trumpit. Vetëm ditën e diel rreth 400 persona kanë kaluar kufirin ilegalisht./Arbresh.info
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...