Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku një kamion u përplas me një tramvaj në qytetin zviceran të Zyrihut, ku si pasojë mbetën të lënduar 14 persona.
Aksidenti ndodhi afër stadiumit të futbollit Letzigrund në qytetin më të madh të Zvicrës. Policia tha se shoferi i kamionit me sa duket po kthehej nga një shesh ndërtimi dhe u përplas me tramvajin që po kalonte.
Përplasja shkaktoi një çarje rreth 13 metra në anë të tramvajit. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se për fat të mirë të plagosurit nuk morën plagë të rënda.

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...