Bashkimi Europian dhe Turqia nuk do të shohin përparim në marrëdhëniet e tyre për sa kohë Turqia mban të burgosur gazetarët, tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
“Turqia po largon ambiciet e saj europiane dhe në muajt e ardshëm ne do të shohim se çfarë përparimi do të bëjë Turqia, por s’besoj se pritet ndonjë gjë e madhe përderisa në burgjet turke ndodhen edhe gazetarë”, tha Juncker në një konferencë shtypi në Bullgari, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet në Turqi kanë burgosur më shumë se 50,000 vetë dhe mbyllën rreth 130 media pas përpjekjes për grusht shtet të vitit 2016.
Rreth 160 gazetarë janë burgosur, sipas Shoqatës së gazetarëve turq dhe grupet e të drejtave thonë se Turqia tani është burgu më i madh i gazetarëve në botë./http://arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...