Shefi i Brukselit, Jean-Claude Juncker i ka bërë thirrje fituesit të zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, që të formojë një qeveri pro europiane.
Suksesi i 31-vjeçarit, i cili është gati të bëhet lideri më i ri në continent, është mirëpritur nga shumë figura të diplomacisë europiane, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë ata e kanë paralajmëruar “Wunderwuzzi”, apo djalin e çuditshëm që të jetë kundër formimit të një koalicioni me ekstremin e djathtë.
Në letrën e urimit, Juncker i ka uruar atij sukses në formimin e një “qeverie të qëndrueshme pro-europiane”.
Gjithashtu, Juncker e ka paralajmëruar Kurz për lidhjet e tij me partinë euroskeptike të themeluar nga ish-nazistët.
Sebastian Kurz ka premtuar një “kulturë të re politike”, por ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e tij për të ardhmen./arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin