Jordania do të udhëheqë një fushatë për të mbledhur fonde për agjensinë e OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë, për ta ndihmuar atë të mbijetojë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar fondet e veta, raporton Reuters.
Ministri i Jashtëm Ayman Safadi tha se në një takim muajin e ardhshëm në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB do të mobilizojë mbështetjen për Agjencinë e Ndihmës dhe Punësimit të OKB (UNRWA) për të vazhduar arsimin bazë dhe shërbimet shëndetësore.
Jordania, e cila ka 2.2 milionë refugjatë palestinezë të regjistruar në OKB, do të kërkojë një takim të Ligës Arabe për të lobuar për donatorët për të mbuluar mungesën prej 200 milion dollarë të nevojshme për të mbështetur UNRWA, tha Safadi në Amman pas takimit me kreun e UNRWA-s, Pierre Krahenbuhl.
UNRWA është përballur me një krizë të parave të gatshme pasi që SHBA-ja ka shkurtuar fondet në fillim të këtij viti.
Uashingtoni tha se agjencia kishte nevojë të bënte reforma të paspecifikuara. UNRWA tani kujdeset për më shumë se 5 milionë pasardhës të rreth 700,000 refugjatëve fillestarë të vitit 1949 – në Jordani, Liban, Siri dhe territore palestineze të Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...