“Putin ka dështuar”. Kështu tha në një intervistë kryeministri i Britaniës së Madhe, Boris Johnson .
Kryeministri thotë se presidenti rus “nuk e kuptoi se çfarë do të ndeshte kur dërgoni trupat e tij në Ukrainë” dhe nuk e parashikoi “forcën e rezistencës së tyre”.
Ai akuzoi Putinin për “kryerjen e një sërë krimesh lufte” në një nivel që nuk ka ndodhur në Evropë. Johnson thekson se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen “agoninë e ukrainasve”.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,” thotë Johnson. “Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën tanket dhe armaturën e tij”, nënvizoi ai. /abcnews.al
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...