Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një telefonatë më 22 korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.
Johnson “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas” dhe tha se ajo nuk do të lëkundet edhe pasi Partia Konservatore të zgjedhë zëvendësuesin e tij.
Ai njoftoi dorëheqjen e tij më 7 korrik mes një vale skandalesh dhe dezertimesh nga ministrat e kabinetit të tij.
Johnson tha se do të qëndrojë në postin e tij derisa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri në shtator.
Dy kandidatët që konkurrojnë për ta zëvendësuar atë, ish-ministri i financave, Rishi Sunak dhe sekretarja e jashtme, Liz Truss kanë thënë të dy se do të mbajnë mbështetje të fortë diplomatike dhe ushtarake për Kievin.
Johnson ka qenë një nga mbështetësit më aktivë dhe më të zëshëm të Ukrainës.
Ai ka vizituar Kievin dy herë që nga fillimi i luftës dhe ka dhënë miliarda paund ndihmë ushtarake. rel
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...