Johnson: I kam thënë Trumpit se Rusia është e zonja për punë të ndyra

23:32 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se i ka thënë presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, se Rusia nuk dëshiron asgjë të mirë dhe kjo është e qartë me ato që ka bërë në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia është e zonja vetëm për punë të ndyra”, citohet t’i ketë thënë Johnson, Trumpit.

Gjatë takimit me ekipin e Trump, Johnson ka theksuar të ketë thënë se ‘megjithatë, nuk është koha që Rusinë ta braktisim në një qoshk’.

Johnson ka shtuar se beson se Britania e Madhe do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me administratën e Trump-it.

Presidentin e sapo zgjedhur pritet ta vizitojë edhe kryeministrja e Britanisë, Theresa May./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale