Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe po e kalon pikun e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe se po punohet për një strategji për daljen e vendit nga bllokimi.
“Ne jemi duke e kaluar pikun e pandemisë” ,tha Johnson. Ai shtoi se ai do të përcaktojë një plan gjithëpërfshirës javën e ardhshme për rifillimin e ekonomisë dhe rihapjen e shkollave.
Por ai paralajmëroi se lehtësimi i masave kufizuese nuk do jetë në mënyrë të menjëhershme, pasi vendi mund të rrezikohet nga një valë e dytë e Covid-19.
Johnson tha se 674 persona të tjerë kishin humbur jetën nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit. Por ai tha se më shumë se 81,000 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar dhe se është deri më tani numri më i lartë ditor.
Qeveria kishte vendosur një objektiv për të kryer 100,000 teste deri në fund të prillit, megjithëse shifrat e testimit përfshijnë vetëm teste ku një rezultat është konfirmuar, kështu që akoma nuk është e qartë nëse është arritur kjo.
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës