Zëdhënësi i kryeministri britanik Boris Johnson, tha se Britania dëshiron që trupat ruse plotësisht të tërhiqen nga Ukraina – duke u zotuar se do ta gjykojnë Rusinë bazuar në veprimet e jo fjalët e saj.
I pyetur nëse ishte inkurajues premtimi i Rusisë për të ulur intensitetin ushtarak përreth Kievit dhe në veri të Ukrainës, zëdhënësi i kryeministrit britanik theksoi se “do ta gjykojnë Putinin dhe regjimin e tij bazuar në veprimet e tyre e assesi sipas fjalëve”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pranoi se luftimet po vazhdojnë dhe se ka pasur bombardime të fuqishme në Mariupol dhe në zonën përreth këtij qyteti.
“Ne nuk duam të shohim asgjë tjetër më pak sesa tërheqjen e plotë të forcave ruse nga territori i Ukrainës”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë “ndonjë shenjë të seriozitetit” nga Rusia, lidhur me një marrëveshje paqeje që kur filloi pushtimin e Ukrainës.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...